75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Manchester City arrinë 100 gola, në garë për 100 pikë (Video)

Manchester City ka mposhtur West Hamin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

Golat për Cityn i shënuan Sane, Zabaleta (autogol),  Jesus dhe Fernandinho.

Ndërsa për vendasit shënoi Cresswell.

Manchester City ka arritur të kaloj shifrën e 100 golave për të dytin sezon radhazi.

Pas 35 ndeshjesh, skuadra e Guardiolës ka grumbulluar 93 pikë dhe është në garë që të arrijë shifrën e 100 pikëve. /IndeksOnline/