20:44 / E Martë, 19 Tetor 2021 / C E

Manchester City fiton lehtësisht ndaj Club Brugge

Manchesteri ka fituar me rezultat 1-5 ndaj Club Brugge në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për skuadrën angleze i shënuan Cancelo (30’), dy Mahrez (43’ dhe 84’), Walker (53’) dhe Palmer (67’).

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Vanaken në minutën e 81-të.

Me 6 pikë, Manchester City kryeson tabelën në grupin A para PSG-së dhe Club Brugge që kanë nga 4 pikë. /IndeksOnline/