22:56 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Manchester City fiton ndeshjen e ”çmendur” ndaj Tottenhamit

Manchester City ka shënuar fitore të madhe kundër Tottenhamit në Premier Ligë.

Skuadra e udhëhequr nga Guardiola, shënoi fitore me përmbysje rezultati 4-2, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi prej dy golave për skuadrën e Tottenhamit.

Kulusevski dhe Emerson Royal shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë filloi rikthimi i çmendur i manchester Cityt, duke shënuar dy gola për dy minuta.

Alvarez në minutën e 51-të dhe Haaland në të 53-tin barazuan shifrat.

Dhjetë minuta më vonë, Riyad Mahrez shënoi golin e epërsisë për Manchester Cityn.

Algjeriani ishte realizator edhe i golit të katërt në miutën e 90-të.

Me këtë fitore Manchester City merr vendin e dytë në tabelë me 42 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë./IndeksOnline/