Manchester City i bën super-dhuratë futbollistit
Manchester City ka nisur bisedimet me Raheem Sterling për rinovimin e kontratës së tij përpara fundit të këtij sezoni, kanë bërë të ditur burime pranë “ESPN”.
Kontrata e re e Sterling ka qenë prej muaj objekt diskutimesh, por tani duket se palët do të arrijë marrëveshjen në muajin e ardhshëm, menjëherë pasi City të ketë garancinë matematikore të titullit në Premier League.
Sterling, i cili shkëlqeu edhe në dy ndeshjet miqësore me Anglinë pak ditë më parë, ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Manchester City në këtë sezon me 20 gola dhe 11 asiste, duke e ndihmuar këtë skuadër që krahas titullit në Premier të garojë për të fituar trofeun në Champions League.
Sterling do të bëhet automatikisht një nga futbollistët më të paguar në “Etihad Stadium” dhe mendohet se do të marrë rreth 300 mijë euro në javë, aq sa Kevin De Bruyne dhe David Silva.