12:52 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

Manchester City ia cakton çmimin Bernardo Silvas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, u shpreh i prerë të enjten rreth opsioneve të FC Barcelona për të shkuar në merkato verën e ardhshme. 

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit siguroi gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘Financial Times Business of Football Summit’ se klubi Blaugrana nuk do të mund të forcohet. 

Administrata sportive e Barçës, megjithatë, punon për të kryer detyrat e shtëpisë në rast se klubi mund të përmirësojë gjendjen e tij financiare ose fjalët e Tebas mbeten vetëm një bllof.

Dhe objektivi kryesor për të përforcuar skuadrën aktuale ka emrat dhe mbiemrat: Bernardo Silva . Në fakt, Barça tashmë është përpjekur ta punësojë atë gjatë dy merkatove të fundit.

City tashmë i ka thënë Mendes se nëse vjen me një propozim prej 65 milionësh, do të transferojë Bernardo Silvan.