19:25 / E Diele, 03 Janar 2021 / C E

Manchester City ia uron Vitin e Ri Chelseas, dhuratë tri gola

Manchester City e ka nisur mjaftë mirë vitin 2021 në Premierligë.

Skuadra e Guardiolës ka mposhtur Chelsean si mysafir me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 17-të.

Golat për skuadrën e Cityt i shënuan Gundogan në minutën e 18-të, Foden në minutën e 21-të dhe De Bruyne në minutën e 34-të.

Golin e vetëm për Chelsean e realizoi Hudson-Odoi në minutën e dytë shtesë.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e pestë me 29 pikë derisa Chelsea mbetet në vendin e tetë me 26 pikë. /IndeksOnline/