22:41 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester City kalon në finale, e pret Arsenalin ose Chelsean (Video)

Manchester City ka kaluar në finale të Carabao Cup (EFL), pasi në gjysmëfinale ka mposhtur Bristol Cityn me rezultat 3-2 (5-3 rezultati pas dy ndeshjeve).

Golat për Cityn i shënuan Leroy Sane në minutën e 43-të, Sergio Aguero në minutën e 50-të dhe De Bruyne në minutat shtesë.

Ndërsa për Bristolin i shënoi Marlon Pack në minutën e 64-të dhe Aden Flint në minutat shtesë.

Manchester City në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Arsenal – Chelsea që në ndeshjen e parë kanë barazuar pa gola. /IndeksOnline/