Manchester City me goleadë tregon që është “baba” në Premierligë
Manchester City ka mposhtur Southamptonin me rezultat 6-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premierligës.
Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e 6-të me autogolin e Hoedt.
Hoedt own goal! pic.twitter.com/0vC0j9Yjx3
— Martin (@Mvdekck_) November 4, 2018
Golin e dytë në ndeshje e shënoi Sergio Aguero në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Too easy for Raheem there, Aguero scores! pic.twitter.com/3Ibc34Tzii
— Martin (@Mvdekck_) November 4, 2018
David Silva në minutën e 18-të u përkujdes për golin e tretë në këtë takim.
What a volley David!! pic.twitter.com/q5fso5TC4K
— Martin (@Mvdekck_) November 4, 2018
Southampton ngushtoi disavantazhin me golin e Ings nga penalltia në minutën e 30-të.
Sterling shënoi golin e katërt për Manchester Cityn në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
What a tackle from Aguero to give the ball to Sterling who scores the 4th goal for City! pic.twitter.com/ypkpFdqG4v
— Martin (@Mvdekck_) November 4, 2018
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol.
Rahem Sterling shënoi në minutën e 67-të për rezultatin 5-1.
RAHEEEM! pic.twitter.com/raN0KvjGuH
— Martin (@Mvdekck_) November 4, 2018
Rezultatin përfundimtar e vulosi Mane me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City është në pozitën e parë me 29 pikë, dy më shumë se Liverpooli që ka 27 pikë. /IndeksOnline/