23:12 / E Martë, 26 Janar 2021 / C E

Manchester City me “pesë yje”, fiton edhe Arsenali

Manchester Citya ka fituar si mysafir i West Brom me rezultat 0-5 në ndeshjen e javës së 20-të të Premierligës.

Skuadra e Guardiolës vetëm në pjesën e parë realizoi katër gola dukelënë shumë pak punë për pjesën e dytë.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Gundogan (6’ dhe 30’) dhe nga një Cancelo (20’), Mahrez (45+2’) dhe Sterling (57’).


Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka fituar si mysafir i Southampton me rezultat 1-3.

Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Amstrong në minutën e tretë të ndeshjes.

Golat për Arsenalin i realizuan Pepe (8’), Saka (39’) dhe Lacazette (72’).

Manchester City merr kreun e Premierligës me 41 pikë, një më shumë se United.

Arsenali ngjitet në vendin e tetë me 30 pikë. /IndeksOnline/