12:51 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Manchester City mendon të padisë presidentin e La Ligas

Manchester City është gati që të ngrejë padi kundër presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Ky i fundit ka qenë shumë i ashpër ndaj “Qytetarëve” dhe UEFA-s për dënimin e anglezëve vetëm me gjobë duke e konsideruar si një vendim shumë të keq.

Deklarata të tilla kanë zhgënjyer shumë drejtuesit e klubit anglez, prandaj dhe po mendohet rruga ligjore.

57-vjeçari spanjoll mund të përballet me milionerët e Premier Leagues sipas asaj që shkruan Mirror.

Një burim pranë klubit të Manchester City-t tha në anonimitet se po mendohet një akuzë për prishje imazhi, pasi si të tilla konsiderohen deklaratat e Tebas.