20:23 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup

Skuadra e Manchester Cityt është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.

Ekipi i Pep Guardiolas mposhti 2 me 0 skuadrën e Carlo Ancelottit, Evertonin, shkruan IndeksOnline

Dy golat u shënuan në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes. Në minutën e 84’të golin e parë për citizën e shënoi Gundogan. Kurse në minutën e 90’të shënoi Kevin De Bruyne.

Me këtë fitore, City siguron gjysmëfinalen e Kupës FA. Kujtojmë që në gjysmëfinale sot ka shkuar edhe ekipi i Southamptonit./IndeksOnline/