11:08 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / L K

Manchester City nënshkruan me kroatin e tretë në këtë verë

Manchester City e ka blerë edhe një kroat. Pasi nënshkroi me Gvardiol e Kovacic, kampionët e Premierligën kanë siguruar shërbimet e supertalentit të Salzburg, Leon Lalic.

17 vjeçari do të huazohet tek Lommel në Belgjikë ku do të monitorohen paraqitjet e tij. Lalic luan si mesfushor sulmues dhe vlerësohet si talent me të ardhme të madhe.

Aktualisht ai paraqitet për grupmoshat e Austrisë por ende s’ka marrë vendim nëse do të luaj për Kroacinë apo Austrinë./Indeksonline/