21:21 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Manchester City shkon në Liverpool, autobusin me kamera!

Herën e fundit kur Manchester City kishte udhëtuar në Liverpool, autobusi i skuadrës ishte sulmuar nga një grup tifozësh. Për këtë, skuadra e sheikëve kësaj radhe ka vendosur që të udhëtoje më një autobus me kamera.

City do t’i përshtatet kamerave në autobusin e tyre të ekipit në rast të një sulmi tjetër.

Poashtu, klubi ka vendosur që të marrë drejtim tjetër të rrugëtimit për këtë përballje, në mënyrë që të shmangë çdo situatë konflikti.

Liverpooli i kishte kërkuar falje Pep Guardiolës, lojtarëve dhe të gjithë drejtuesve të Cityt për incidentin e ndodhur në muajin prill./Indeksonline/