12:25 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Manchester City shpenzon 56 milionë për pasardhësin e Kompany

Manchester City kanë shpenzuar shumë vitet e fundit për të “blinduar” skuadrën e tyre.

Futbollisti i vetëm në formacionin bazë që ka mbetur që nga koha kur skuadra angleze u ble nga “Abu Dhabi United Grup” mbetet Vincent Kompany.

Megjithatë klubi po mendon që është koha e duhur që ta gjejë një zëvendësues për të pasi belgu numëron 32 vite mbi supe, shkruan indeksonline.

Pep Guardiola është i gatshëm që të bëjë një ofertë rreth 50 milionë funte për talentin e Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez po shihet si një pikë e fortë në mbrojte, ku për të kanë shfaqur interesim shumë skuadra, e në mesin e tyre edhe Barcelona.

18 vjeçari është i rritur në shkollën e Ajaxit ku ka debutuar edhe me skuadrën e parë të Holandës. /IndeksOnline/