22:55 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Manchester City thyen rekordin e Premierligës që mbante Chelsea (Video)

Manchester City ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Premierligës.

Golat për kampionët e Premierligës i shënuan Danilo, Silva dhe Fernandinho.

Ndërsa golin e vetëm për Brighton e shënoi Ulloa.

Me këtë fitore, Manchester City ka grumbulluar 97 pikë, duke thyer kështu rekordin e Chelseas që kishte 95 dhe është në rrugë për të arritur shifrën e 100 pikëve. /IndeksOnline/