75 Mall Live Search
22:49 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / Gj. Sh

Manchester City zë ”Trenin e fundit” në Champions League

Manchester City ka siguruar kualifikimin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit, kampioni i Anglisë fitoi me përmbysje ndaj Club Brugge, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra belge kaloi e para në epërsi, me golin eRaphael Onyedika, në minutën e 45-të.

Mateo Kovacic barazoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa një autogol nga Ordonez i dha epërsinë Cityt në minutën e 62-të.

Golin e sigurisë për skuadrën angleze e shënoi Savinho në minutën e 77-të.

Kjo fitore i mundëson Manchester Cityt kualifikimin në play-off, pasi përfundoi në vendin e 22-të në tabelë me 11-pikë, aq sa ka edhe Club Brugge, e cila u kualifikua gjithashtu tutje./IndeksOnline/