21:51 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester United arrinë marrëveshje me Odion Ighalo

Klubi anglez ka arritur marrëveshje për transferimin e Odion Ighalo në formë huazimi për gjashtë muaj.

Po ashtu kjo marrëveshje është bërë me mundësinë e blerjes së 30 vjeçarit.

Futbollisti deri më tani ishte pjesë e skuadrës kineze Shanghai Greenland Shehua, skuadër kjo me të cilën u bashkua në shkurt të 2019-ës.

Kurse futbollisti më përë ishte pjesë edhe e skuadrës angleze Watford dhe po shihet si një sulmues ideal për skuadrën e Solskjaer./Indeksonline/.