20:42 / E Mërkurë, 29 Mars 2023

Manchester United dëshiron rinovimin e kontratës, De Gea e refuzon

Skuadra e Manchester Uited është e interesuar të vazhdoj kontratën me portierin, David De Gea.

Sipas raportimeve të fundit, gardiani spoanjoll e ka refuzuar vazhdimin e kontratës, transmeton IndeksOnline.

De Gea është në fund të kontratës me Unitedin dhe Sipas The Athletic, Djajtë e Kuq ishin të interesuar për uljen e pagës së portierit, e cila arrin në 300 mijë funte në javë (340 mijë euro), shifra që e bëjnë atë portierin më të paguar në planet.

Pikërisht ulja e pagës besohet se është arsyeja kryesore pse portieri spanjoll ka refuzuar vazhdimin e kontratës./IndeksOnline/