Manchester United fitore të mundimshme
Ekipi i Manchester United ka arritur të shënoj fitore me rezultat 1-2 në udhëtim tek Bournemouth.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Wilson në minutën e 11-të. Manchester United arriti që të barazoj në minutën e 35-të me anë të francezit Martial, transmeton Indeksonline.
Në pjesën e dytë Manchester United tentoi shumë, fitoren e arriti në fund të ndeshjes. Në minutën e 92-të pas një asistimi të Pogbas, Rashford shënoi duke ja fituar tre pik.
Bournemouth pas kësaj humbje pozicionohet në vendin e gjashtë me 20 pik, kurse Manchester United me këtë fitore është në pozitën e shtatë, po ashtu me 20 pik./Indeksonline/