75 Mall Live Search
23:00 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Manchester United i rikthehet fitoreve, merr tre pikë ndaj Newcastle United

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” para tifozëve vendas, arritën të marrin tre pikë të plota në përballjen me Newcastle United, shkruan IndeksOnline.

Goline vetëm të ndeshjes e shënoi Patrick Dorgu, në minutën e 24-të.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 29 pikë dhe renditet në vendin e pestë të tabelës, me 10 pikë prapa liderit, Arsenalit.

Në anën tjetër, Newcastle United renditet në vendin e 11-të, me 23 pikë./IndeksOnline/