22:05 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Manchester United ka gati ofertën milionshe për Mount

Manchester United dëshiron që të përforcojë mesfushën, ndaj ka nisur nga puna për të kryer afrime të reja në skuadër.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “Djajtë e Kuq” prej kohësh kanë shfaqur pëlqimin për Mason Mount të Chelsea-t.

Madje, United janë të gatshëm të paguajnë menjëherë 60 milionë euro për mesfushorin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Vetë 24-vjeçari nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit me Chelsea-n, ndërsa së fundmi interes për të kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool.