08:47 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Manchester United kërkon të bëjë shkëmbimin e “më të shtrenjtëve” të futbollit

Manchester United do të kërkoj me çdo kusht një marrëveshje shkëmbimi me PSG-në duke ofruar Pogban për të siguruar shërbimet e Neymar.

Francezët gjithashtu do të përfitojnë edhe Anthony Martialin në këtë shkëmbim, shkruan Dailystar.

United do të duhet të shtojë edhe 50 milionë funte dhe të dy lojtarët që PSG të heqë dorë nga lojtari më i shtrenjtë në botë.

Nëse ky shkëmbim do të ndodh, atëherë konsiderohet si shkëmbimi më i madh në histori të futbollit. /IndeksOnline/

Temat: