13:54 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Manchester United nënshkruan me portierin e Anglisë

Manchester United e ka siguruar portierin rezervë të skuadrës. Skuadra e madhe angleze ka nënshkruar me Jack Butland. Portieri i Anglisë do të jetë alternativa e parë e De Geas në portën e United.

United sot e ka kryer marrëveshjen me Crystal Palace ndërsa testet mjekësore pritet të kryhen pasdite.

Butland do të zëvendësojë Martin Dubravka i cili është rikthyer te Newcastle.

29 vjeçari Butland ka nëntë paraqitjen me Anglinë, ndërsa në të kaluarën ishte edhe portieri i Birmingham e Stoke City./Indeksonline/