10:42 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Manchester Unitedi s’dorëzohet për Sanchon, po e bëjnë gati ofertën finale për anglezin

Skuadra Manchester United nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga transferimi i Jadon Sanchos.

Gjiganti anglez është duke përgatitur një ofertë finale dhe të fundit për anësorin e Dortmundit, transmeton Indeksonline.

Sipas “Daily Star”-it, Unitedi është duke përgatitur një ofertë prej 90 milionë funtesh për anglezin.

Pak e besueshme që Dortmundi ta pranojë këtë ofertë, pasi që në të kaluarën i kanë treguar Manchester Unitedit se nën 120 milionë funte, nuk pranojnë asnjë ofertë./Indeksonline/