20:49 / E Shtunë, 30 Tetor 2021 / OSH

Manchester United nuk gabon ndaj Tottenham, “shpëton” Solskjaer

“Djajtë e kuq “ kanë mposhtur Tottenham-in me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me një gol spetakolar në minutën e 39’ nga Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 64’ të pjesës së dytë ishte Edison Cavani i cili dyfishon sfidën pas një asistimi të Ronaldo.

Ndeshja ishte e barabartë me shumë raste nga të dyja ekipet por Manchester United nuk fali pranë rrjetës.

Marcus Rashford vulosi sfidën duke shënuar golin e tretë në minutën e 87’.

Ekipi i teknikut Solskjaer ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë .

Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i mire i ndeshjes i vlerwsuar me noten 8.4 sipas “SofaScore”.