75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Manchester United rikthehet te fitorja (Pamje)

Manchester United ka mposhtur Burnley me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të Premierligës.

Skuadra e Mourinhos kaloi në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes ku një krosim të Sanchez e shëndrroi në gol Lukaku.

Belgu shënoi edhe golin e dytë për Djatë e Kuq në minutën e 44-të të ndeshjes për rezultatin 0-2.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse Pogba nuk do të kishte dështuar nga penalltia.

Me këtë fitore, Manchester United është në vendin e 10-të me gjashtë pikë në katër ndeshje. /IndeksOnline/