19:37 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United “rikthehet” te fitorja, shumë keq për Arsenalin

Manchester United ka mposhtur Norwichin me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premierligës.

Golat për “Djajtë e Kuq” i shënuan McTomiany, Rashford dhe Martial.

Derisa golin e vetëm për Norwich e realizoi Hernandez pak para fundit, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Crystal Palace.

Skuadra e Emery ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Sokratis dhe David Luiz.

Derisa rezultatin e përmbysën Milivojevic dhe Ayew.

Arsenali mbetet në pozitën e 5-të me 16 pikë derisa Manchesteri ngjitet në vendin e 7-të me 13 pikë. /IndeksOnline/