75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Manchester United shpëton nga humbja, merr një pikë në sekondat e fundit ndaj Portos

Po vazhdon kriza e Manchester United.

Në ndeshjen e dytë të Europa League, ”Djajtë e kuq”, nuk arritën më shumë se një barazim 3-3, në udhëtim ndaj Portos, shkruan IndeksOnline.

Madje skuadra e drejtuar nga Ten Hag, shpëtoi nga humbja, pasi barazoi rezultatin pak sekonda pa përfunduar ndeshja.

Manchester United e nisi shumë mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi prej dy golave.

Marcus Rashford hapi serinë e golave në minutën 7-të, ndërsa Hojlund dyfishoi rezultatin në minutën e 20-të.

Por Porto nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola të shpejtë, për të barazuar rezultatin.

Pepe shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 27-të.

Pas shtatë minutave, Samu Omorodion, barazoi shifrat në 2-2.

Omordion me golin e dytë personal, e përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë Portos në minutën e 50-të.

Heroi i Manchester United, ishte Harry Maguire, i cili me golin e shënuar në 90+1, e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.

Pas dy ndeshjeve, Manchester United ka dy pikë, ndërsa kjo ishte pika e parë për Porton./IndeksOnline/