16:16 / E Martë, 30 Qershor 2020

Manchester United ‘tallet’ me Dortmundin: “Nuk japim më shumë se 50 milionë euro për Sanchon”

Skuadra e Manchester United ka shprehur interesim që një kohë të gjatë për transferimin e anësorit të Dortmund, Jadon Sancho.

Anësori anglez në dy sezonet e fundit është duke kaluar në një formë të mrekullueshme dhe ka marrë vëmendjen e drejtuesve të klubit të Manchester United, transmeton Indeksonline.

Klubi gjerman po kërkon hiq më pak se 100 milionë euor për Sanchon.

Por, United nuk është e interesuar që të paguaj këtë çmim pasi sipas tyre është i lartë.

Disa zyrtarë të klubit të United në mënyrë anonime  i kanë thënë ‘SkySports’ se klubi anglez nuk do të jap më shumë se 50 milionë euro.

Duke parë kërkesat që janë për Sanchon, një çmim i tillë do të ishte tallje për klubin anglez./Indeksonline/

Mos i humb