23:00 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United triumfon kundër Alkmaar

Klubi anglez ka fituar me rezultat 4-0 kundër AZ Alkmaar në Evropa Ligë.

Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa gola por serinë e golave për United e filloi Young në minutën e 53’ pas një asistimi nga Mata.

Vetëm pesë minuta më vonë shënoi edhe Greenwood kurse jo më shumë se katër minuta ju nevojiten klubit anglez që ta shënoj edhe golin e tretë, e që kësaj radhe ishte nga penaltia, ku Mata ishte i saktë në gjuajtjen e tij.

Ishte prap Greenwood i cili e shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe golin e fitore kur prap asistues ishte Mata.

Kështu Manchester United vazhdon tutje si lider i grupit L duke i grumbulluar 13 pikë.

/Indeksonline/.