Manchester Unitedi refuzon ofertën ”qesharake” të Barçës për Paul Pogban
Në një ofertë që është etiketuar si ”jo-respektuese” dhe ”patetike” nga tifozët, Manchester Unitedi e ka refuzuar një ofertë për fituesin e Kupës së Botës, Paul Pogba.
Barcleona prezantoi një ofertë prej 50 milionë euro plus Yerry Mina dhe Andre Gomes, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio.
Gazetari në fjalë më tutje raporton se Man Unitedi nuk dëshiron ta sheh lojtarin e ”rëndësishëm” pasi që e konsideron atë pjesë kruciale për klubin.
Le të jemi serioz, 50 milionë euro, plus dy lojtarë, të cilët nuk konsiderohen të klasit botëror, nuk i justifikojnë aspak paraqitjet impresive të Pogbas në Kupën e Botës.
Ishte raportuar dje se agjenti i Pogbas, Mino Raiola është munduar t’ja lehtësojë Barcelonës transferimin e Paul Pogbas në ”Camp Nou”.
Por, duket se një marrëveshje vështirë se mund të materializohet, derisa shumë e kanë kritikuar ofertën./IndeksOnline/