23:06 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchesteri është bërë për te Burdushi, po e mposht gjithkushi

Manchester United ka shijuar humbjen e radhës, kësaj here në “Old Traford”.

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga Burnley me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.

Golat për mysafirët i shënuan Wood në minutën e 39-të dhe Rodriguez në minutën e 56-të.

Pas humbjes, Manchesteri mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë, gjashtë më pak se Chelsea dhe plotë 30 pikë prapa liderit, Liverpoolit. /IndeksOnline/