75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Manchesteri fiton me rikthim, Xhaka kalon në fazën tjetër (Video)

Manchester United ka mposhtur CSKA-në e Moskës me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rusët kaluan të parët në epërsi me anë të Dzagoev, ndërsa skuadra e Mourinhos u kthye në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë me Lukaku dhe Rashford.

Në grupin A,Manchesteri kualifikohet si e para me 15 pikë, ndërsa e dyta është Baseli me 12 pikë.

CSKA Moska do të luaj në Europa Ligë, ndërsa Benfica e përfundon garën evropiane në këtë fazë. /IndeksOnline/