08:33 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Befason Shaqiri: Do të rikthehem te ish-skuadra

Të shtunën Xherdan Shaqiri i rikthehet normalitetit.

Pas fitores 5:2 kundër Belgjikës, ylli i Zvicrës rikthehet të luaj me Liverpoolin kundër Watford.

Kontrata e tij me anglezët përfundon në vitin 2023 por Shaqiri mendon se një ditë do të rikthehet në Basel.

“Është ende një rrugë e gjatë dhe unë dua të arrij ambiciet me Liverpulin,” thotë ai. “Por ardhja në Basel është gjithmonë një opsion. Për prindërit e mi, do të ishte e veçantë nëse do të kthehesha në FCB. Ndoshta unë do të luaj me të kthyerit e tjerë. Nëse e shoh atë që mund të bëni për një ekip me ish lojtarët e FCB”, ka thënë Shaqiri.

Futbollisti i lindur në Gjilan ka qenë pjesë e Baselit deri në vitin 2012 kur vendosi të largohet drejtë Bayernit. /IndeksOnline/