17:23 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Manchesteri nuk lejoi që Huddersfield të bëhet skuadra më e keqe në histori të Premierligës

Huddersfield ka disa javë që zyrtarisht ka mësuar se sezonin tjetër do të luaj në Championship.

Por skuadra e fundit në tabelën e Premierligës nuk po pranon të dorëzohet dhe sot barazoi me Manchesterin me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Ky barazim ishte i vlefshëm shumë për të mos u përmendur si skuadra me e keqe në histori të Premierligës.

Huddersfirld ka 28 humbje këtë sezon dhe nëse do të ishte mposhtur sot atëherë do të kishte barazuar rekordin si skuadra me më së shumti humbje në një sezon.

Gjithashtu ndali serinë prej tetë humbjesh radhazi, ku nëntë humbje radhazi është rekordi në Premierligë. /IndeksOnline/