11:53 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Manchesteri tregon çmimin e Pogbas, i pa përballueshëm për Realin

Real Madridi kërkon me ngulm Paul Pogban me trajnerin Zinedine Zidane që e do në “Santiago Bernabeu”. “Djajtë e kuq” u munduan të rezistonin, por tashmë kanë vendosur të mos bëjnë më bllokadë.

Anglezët i kanë vendosur çmim kampionit të botës dhe kush do që ta blejë duhet të derdhë në arkat e klubit një shifër prej 170 milionë eurosh.

Një shifër e tillë është shumë e majme dhe për një klub si Real Madridi duke parë afrimet e fundit të bëra nga spanjollët. “Los Blancos” kanë shpenzuar deri tani 303 milionë euro dhe kartoni i Pogbasë është i papërballueshëm për madrilenët, pasi duhet të ruhen dhe nga rregullat e “Fair Play-t Financiar”.