75 Mall Live Search
22:15 / E Premte, 10 Janar 2025 / Gj. Sh

Manchetser City bën blerjen e parë të janarit

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Abdukodir Khusanov.

Mbrojtësi nga Uzbekistani është blerja e parë e skuadrës së Pep Guardiolas, në merkaton e janarit, shkruan IndeksOnline.

City ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lens, ku transferimi i Khusanov do ti kushtojë 40 milionë euro.

Testet mjekësore do të mbahen ditëve në vijim, derisa 20-vjeçari do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029./IndeksOnline/