23:58 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Manxhukiq në planet e gjigantit gjerman

Pas dilemave të fillim sezonit me protagonistë Dybala e Higuain, që të dy tashmë të rikonfirmuar e në formë fantastike, e përtej problematikave e krizës aktuale mes Ronaldos e trajnerit Sarri, nga mediat italiane një largim nga Juventus jepet si fakt i kryer që në merkaton e janarit

Bëhet fjalë për sulmuesin kroat, Mario Manxhukiq, që prej kohësh është jashtë planeve të trajnerit Maurizio Sarri.

Kroati ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave dhe nga raportimet më të fundit të “Sport Bild”, mësohet se në garë për sulmuesin bardhezi është futur tashmë edhe Borussia Dortmund.