08:54 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / MSH

Mane nuk është më në planet e Bayernit

Bayern Munich po planifikon shitjen e sulmuesit senegalez Sadio Mane.

Sipas gazetarit Georg Holzner nga Kicker, sulmuesi është informuar se klubi nuk po llogarit më shërbimet e tij sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Sadio Mane iu bashkua Bayern verën e kaluar.

Në 38 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi shënoi 12 gola, duke fituar Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e lojtarit 31-vjeçar në 25 milionë euro.