22:00 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Manovrat e Gruevskit për t’i ikur shkuarjes në burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ende nuk është paraqitur në burgun në Shutkë, vend ky ku pritet ta vuajë dënimin me burg, pas vendimit të Këshillit Penal.

Mësohet se Gruevski po arsyetohet para autoriteteve të hetuesisë se i njëjti ende nuk e ka pranuar vendimin e Këshillit. Po ashtu, bëhet e ditur se ish kryeministri maqedonas nuk gjendet në shtëpi, shkruan Indeksonline.

Gruevski ka gjasë që mos të largohet nga Maqedonia, pasi i njëjti ka në plan mos ta pranojë vendimin me ç’rast vendimin t’a shtyn edhe për disa ditë në mënyrë që mos të vuajë burgun.

Ndërkohë, ekpi i Indeksonline po qëndron para burgut në Shutkë ku ka sjellur pamje ekskluzive në pritje të Gruevskit që i njëjti të prangoset.

Rikujtojmë, se nëse deri në orën 00:00, Gruevski nuk lajmërohet atëherë, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku ish kryeminsitri maqedonas  gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti t’ia marrë mandatin deputetit dhe ish- kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Për heqjen e mandatit votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së. Që t’i merrej mandati, duhej të votonin 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.

Nisma ishte paraqitur në Komisionin për çështje të mandateve pas njoftimit që kishte marrë Kuvendi nga gjykata për dënimin e Nikolla Gruevskit me dy vjet burgim./Indeksonline/