75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 09 Qershor 2026 / S Z

Mantelbardhët në garë për deputetë, ja sa vota siguruan doktorët e LDK-së

Në mesin e shumë kandidatëve , pjesë e garës për deputetë në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor janë dhe emra të njohur të cilët për vite me radhë kanë ushtruar profesionin e mjekut.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë kandiduar tre mjekë të njohur, të cilët po garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të deritanishme, teksa janë numëruar mbi 26 për qind e votave, kandidati Ekrem Hyseni renditet i 29-ti në listën e LDK-së me 2,013 vota të fituara, raporton Indeksonline.

Megjithatë, Hyseni nuk është i vetmi mantelbardhë në këtë listë. Pas tij renditet Ferid Agani, i cili aktualisht mban vendin e 37-të me 1,459 vota.

Ndërkaq, Haxhi Avdyli pozicionohet në vendin e 39-të, me 1,408 vota të grumbulluara deri në këtë fazë të numërimit.

Mbetet të shihet nëse numërimi i votave të mbetura do të sjellë ndryshime në renditjen e kandidatëve të LDK-së dhe në garën e mjekëve për një mandat deputeti.