23:53 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Maqedonasit protestojnë kundër Greqisë, por djegin flamurin shqiptar (Video)

Protesta e një grupi qytetarësh në Maqedoni kundër ndërrimit të emrit të shtetit të tyre që do të ndodhë si pasojë e zgjidhjes së problemeve me Greqinë, ka rezultuar në djegie të flamujve të Greqisë por edhe të Shqipërisë.

Edhe pse në protestë reagohej kundër siç thuhej në disa pankarta, “racizmi grek” dhe ndërrimit të emrit të Maqedonisë, disa protestues kanë djegur edhe flamurin kombëtar.

Për këtë kanë raportuar mediat në Greqi ku televizioni “Start TV” mes tjerash tregon edhe pamje të djegies së flamurit helen dhe shqiptar.

Policia maqedonase ka raportuar të ketë arrestuar disa persona që e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës.