09:26 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Digjet një veturë në veri të Mitrovicës

Një automjet i markës golf 5 ngjyrë hiri dhe pa targa është djegur mbrëmë pas mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur në rrugën “Lola Ribar” afër hotelit BB në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se automjeti është djegur qëllimshëm nga persona të panjohur, ndërsa, policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.