10:34 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Maqedoni, arrestime të reja të ish funksionarëve

Gjatë natës janë arrestuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, dhe janë dërguar në burgun e Shutkës, ata janë të akuzuar në disa raste të Prokurorisë Speciale Publike.

Arrestimin e tyre e kanë konfirmuar nga Gjykata për televizionin “Telma”. Të dyve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për shkak mundësisë që të ikin nga shteti.

Arrestimet e reja vijn 1 ditë pas konfirmimit se ish kryemnistri maqedonas Gruevski i dënuar me 2 vite burg është arratisur dhe ka kërkuar azil politik në Hungari./Indeksonline/

Temat: