Maqedoni: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja e votuesve 22.5%
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë.
Përndryshe, në referendumin e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Ndryshe ekipi i Indeksonline ndodhet në Maqedoni ku po vëzhgon nga afër votimin për referendum, duke iu mbajtur të informuar për çdo detaj.