22:14 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Maqedonia solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në ceremoninë e Nobelit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka bërë të ditur se Maqedonia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Njoftimit e dha Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke shtuar se Maqedonia qëndroi me Kosovën në kohërat e vështira, kur Millosheviqi kreu krime në Kosovë.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Faleminderit @Dimitrov_Nikola për bojkotimin e @Çmimi Nobël ceremonia e ndarjes së çmimeve të Peter Handke. Maqedonia qëndroi me ne në kohërat më të vështira në 98-99 kur Millosheviçi kreu krimet në Kosovë. Handke nuk u dallua – me viktimat, por me Millosheviqin”, shkruan Pacolli.

Mos i humb