17:36 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maradona ”shpërthen” dhe i jep Messit një këshillë

Diego Armando Maradona i ka treguar të përditshmes argjentinase, Clarin se Lionel Messi duhet të pensionohet nga futbolli internacional dhe të fokusohet te Barcelobna.

Maradona ishte i qartë me këshillat e tij: ”Unë do t’i thoja Messit që të mos pranojë më ftesat, të pensionohet”.

”Ai gjithnjë është i fajësuar për çdo gjë. Ai nuk duhet të luajë më për Argjentinën”.

Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga Kupa e Botës, duke munguar në miqësoret e fundit, transmeton IndeksOnline.

Image result for messi argentina

Megjithatë, zyrtarisht, ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij në futbollin internacioanl.

Pritet që Messi do të rikthehet në vitin e ri, me Copa America në Brazil në horizont verën e ardhshme.

Ylli i Barçës është kritikuar për formën e tij në Kupën e Botës pavarisht se shënoi tre-golësh për ta kualifikuar Argjentinën në Rusi.

Gjithashtu, Messi shënoi gol krucial për ta kualifikuar vendin e tij nga faza e grupeve ndaj Nigerisë./IndeksOnline/