Maran sonte debuton si trajner i Shqipërisë, kuqezinjtë luajnë me Izraelin
Rolando Maran do të debutojë sonte si trajner i Shqipërisë.
Kuqezinjtë, përballan me kombëtaren e Izraelit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Air Albania” në Tiranë, nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Maran do ta drejtojë për herë të parë Kombëtaren shqiptare, si pasardhës i trajnerit Sylvinho.
Shqipëria gjatë muajit qershor do të luaj edhe një ndeshje miqësore, tri ditë më vonë, ndaj Luksenburgut./IndeksOnline/

