20:02 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / GF

Mariah Carey i do shumë Krishtlindjet, por jo për arsyen që kemi menduar gjithë këto vite!

Mariah Carey ka pranuar se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e vështirë që ka pasur.

“Kur rritesh me një jetë të çrregullt dhe më pas je në gjendje të kesh këtë transformim ku mund ta bësh jetën tënde ashtu siç dëshiron të jetë, ky është gëzim për mua. Kjo është arsyeja pse unë dua që fëmijët e mi të kenë gjithçka që mund të kenë.

Unë dua që ata të jenë në gjendje të kuptojnë se ata mund të jenë gjithçka që duan të jenë. Njerëzit mendojnë se gjithmonë kam pasur këtë jetë të stilit të princeshës apo çfarëdo tjetër, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.