16:56 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mark Zuckerberg: S’ka marrëveshje sekrete me Trump

Mark Zuckerberg i ka thënë Axios se thashethemet për një marrëveshje të fshehtë me presidentin Donald Trump janë “mjaft qesharake”.

Në një intervistë për Axios, CEO i Facebook hodhi poshtë thashethemet dhe mbrojti politikat e rrjetit social rreth fjalimit politik, shkruan Cnet, transmeton Indeksonline.

Edhe unë kam dëgjuar këtë spekulim, kështu që më lejoni të jem i qartë: Nuk ka asnjë lloj marrëveshje. Në të vërtetë, e gjithë idea e një marrëveshje është shumë qesharake”, tha Zuckerberg.

Zuckerberg pranoi që ai kishte takime me Trump, por ai tha se takimi me “kreun e shtetit nuk duhet të jetë befasues, dhe nuk sugjeron që të kemi një lloj marrëveshje”./Indeksonline/